Paratë e hedhura në fushatë| Merkoçi: PD akuzon por vetë shpenzon për stadium

0
Shpërndaje lajmin

Kandidati i PS-së për Këshillin Bashkiak, Aldo Merçoçi, komentoi në emisionin Review në Euronews Albania, nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale.
Merkoçi tha se ajo që bie në sy në ditët e para të fushatës është se partia që akuzon PS-në për shpenzime të mëdha në fushatë, shkon dhe prenoton stadiumin duke mos patur as fondet e KQZ-së.
“Një nga akuzat që bënin për PS ose dhe vetë Velia ishte që shpenzonin shumë, ndërkohë që ndodhi e kundërta që Partia Demokratike filloi të marrë stadiumin që është një nga objektet e reja të qytetit. Po si për ironi të fatit ishte partia që zgjodhi metodën tradicionale ë fushatës, duke kujtuar këtu që është dhe një parti që nuk merr donde nga KQZ.
Nga ana tjetër fushata e PS është super minimale. Nga njëra anë kemi një palë që akuzon për shpenzime të mëdhaja dhe nga ana tjetër i bën vetë. Ndërkohë pala tjetër kërkon të rikuperojë dhe të sjellë një model të ri të fushatës”, tha Merkoçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *