Parlamenti Evropian gati draftin për mbrojtjen e punëtorëve

0
Shpërndaje lajmin

Parlamenti Evropian në Strasburg debatoi të ardhmen e rrogave minimale në Evropë. Ligjvënësit ekzaminuan një marrëveshje të negociuar mes Parlamentit dhe Këshillit Evropian në qershor.
Një votim është planifikuar për të mërkurën, nga i cili pritet një rezultat pozitiv. Disa ligjvënës e cilësuan propozimin një sinjal të fortë në kohë krize.
“Kjo direktivë është një hap i rëndësishëm për të frenuar varfërinë që kemi në Bashkimin Evropian. Ka shumë njerëz që luftojnë për mbijetesë. Ata kanë qenë edhe përpara se të flisnim për inflacionin, apo për rritjen e çmimeve të energjisë. Ndaj është me rëndësi të bëjmë një ndryshim strukturor, nga i cili do të përfitojnë miliona qytetarë”, thotë Ska Keller, euro-deputete, të Gjelbrit.
Drafti mbi të cilin është rënë dakord synon të sigurojë që pagat minimale në vendet e BE-së të garantojnë standarde të pranueshme jetese për punëtorët. Ai do të aplikohet për të gjithë punëtorët me kontratë apo me marrëdhënie pune.
“Ky është fundi i një epoke. Për dekada me radhë vendet evropiane kanë konkurruar me njëri-tjetrin, ku punëtorët janë më të lirë, ku janë më të cenueshëm dhe ku janë avantazhet. Ky është fundi i një epoke ku konkurrenca matej me punë krahu të lirë dhe të cenueshme”, shprehet Klara Dobrev, euro-deputete hungareze, nga Social-Demokratët.
Sipas draftit, shtetet anëtare do të duhet të shqyrtojnë nëse pagat minimale ekzistuese janë të përshtatshme, duke marrë parasysh detyrimin për të vëzhguar nëse punëdhënësit aplikojnë rregullat e reja./ Reuters

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *