Partitë e Kosovës i kthehen diasporës

Shpërndaje lajmin

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po mobilizojnë syrukturën dhe anëtarësinë e tyre në vendet ku jetojnë shqiptarët.
Së fundmi, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka udhëtuar në Zvicër, ku po zhvillon takime me mbështetës të partisë së tij.
“Sonte, së bashku me Ekipin Politik për Mërgatë, me Anton Quni, Sokol Haliti, Armend Zemaj e Shkumbin Gashi, takuam bashkatdhetarët tanë në Grenchen të Zvicrës – në shënim të 32 vjetorit të themelimit të Degës së LDK këtu. Sot, takova njerëz që kanë dhënë kontribut për LDK-në dhe Kosovën që nga ditët e para; siç dhe takova njerëz që duan ta nisin kontributin nga e para. Takova burra e gra, të rinj e të reja, që Kosovës i kanë dhënë pasurinë e saj më të madhe – i kanë dhënë mërgatën”, tha Abduxhiku.
Po ashtu, në Zvicër po qëndron edhe deputeti i PDK-së Elmi Reçica i cili në kantonin Saint Gallen të Zvicrës, PDK themeloi edhe një nëndegë të re dy javë më parë, transmeton Albinfo.ch.
“Në prezencë të bashkveprimtarëve dhe atdhetarëve të shquar dhe të devotshëm u themelua Këshilli nismëtar i nëndegës së PDK-së për kantonin e Saint Gallen-it. Me këtë rast kryetar i nëndegës u zgjodh, Visar Shala, ndërsa nënkryetar, Nderim Buja. Poashtu u zgjodh kryesia prej 6 anëtarëve, shumica prej tyre të rinj por aktiv në të gjitha zhvillimet kombëtare dhe humane që kanë ndodhë në mërgatën tonë.  Partia Demokratike e Kosovës gjithnjë e më shumë por zgjerohet dhe po fuqizohet për të qenë sa më afër me mërgatën tonë, për koordinuar të gjitha proceset dhe zhvillimet nëpër të cilat po kalon vendi ynë”, ka theksuar Reçica.

Leave a Reply

Your email address will not be published.