November 28, 2021

Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, pro rrëzimit të Qeverisë

Shpërndaje lajmin

Udhëheqësit e paritve shqiptare në shtetin e Maqedonisë së Veriut, janë pro rrëzimit të Qeverisë së Zaev, transemton albinfo.ch.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka siguruar se votat për rrëzimin e Qeverisë “Zaev 2”.

“Mendo se po, sot janë votat për rrëzimin e Qeverisë dhe përfundimisht mendoj se do të lirohen qytetarët”, tha Sela para se të hyjë në Kuvend.

I pyetur se si mund të jetë një Qeveri e re, Sela tha: “Do të flasim kur të vijë koha”.

Nga ana tjetër, Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa është partë duke hyrë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Para hyrjes, i pyetur nga gazetarët se nëse deputetët e Lëvizjes Besa do të votojnë për rrëzimin e Qeverisë, Hoxha tha:

“Po, do të votojnë. Sigurt!”.

Ndërkohë, edhe deputeti i Alternativës Skender Rexhepi, sot para hyrjes në Kuvend, për seancën e mosbesimit të Qeverisë, tha se partia e tyre ka parime konzistente politike dhe se këto parime i realizon konform funksionimit politik.

Ai deklaroi se katër deputetët e Alternativës, sot do të votojnë për rrëzimin e Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Atë që e kam thënë është qëndrim i Alternativës, se ne asnjëherë nuk do të jemi në një listë të përbashkët me njerëz të cilët janë antishqiptar, anti Nato, anti BE”, tha Rexhepi.

Ai shtoi se opozita e ka obligim ta rrëzojë Qeverinë, ndërsa ka folur edhe për kërcënimet që i ka marrë në momentin kur ka dalë të kundërshtojë marrëveshjen ku përfshihej edhe “E majta”.

Ai tha se të gjitha ato i ka dërguar në polici.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *