Partizani bën tris në kampionat, të kuqtë marrin fitore me aromë titulli, Kukësi humb terren në garën për Kupat e Europës

Share

Përfundon supersfida që ul siparin e javës së 20 në Kategorinë Superiore. Kukësi është mundur nga Partizani me rezultatin 1-2. Çinari zhbllokoi shifrat në minutën e 63.

Aksion fantastik i të kuqve dhe sulmuesi gjeti rrugën e rrjetës me një goditje fluturimthi brenda zonës. Pas harkimit të Malës, shkodrani nuk fali, duke kaluar në avantazh kryeqytetasit.

Kur pritej që Kukësi të reagonte dhe të barazonte shifrat, Partizani dyfishoi rezultatin me Murataj në minutën e 88.

2 minuta më vonë, skuadra e mirel Josës ngushtoi rezultatin me Limajn, por goli i tij pati vlerën e statistikës.

Me këtë fitore, Partizani ngjitet në vendin e 2 me 37 pikë, ndërsa Kukësi mban vendin e 5 me 29 pikë.


Share

Komente