Pas 13 vitesh, për herë të parë Ardit Gjebrea sot nuk është prezantues në “E diela shqiptare”

Share

Prezantuesi Ardit Gjebrea disa ditë më parë bëri të ditur lajmin se është infektuar me COVID-19.

Javën e kaluar ai mundi që ta prezantojë emisionin ‘E Diela Shqiptare’ nga shtëpia, por këtë javë u caktuan prezantues të tjerë.

Arditi ka bërë të ditur se “Gjysma ime” dhe “Të panjohurit” do moderohet nga Enkel Demi.

“Telebingo shqiptare”, do moderohet nga Gentian Zenelaj.

“Ka një mesazh për ty”, nga Marsela Çibukaj.

“Këtë të dielë mjekët më thanë pushim, por nuk do të ketë pushim E Diela Shqiptare”, shkruante Ardit gjebrea në rrjetet sociale.


Share

Komente