Pas dështimit të marrëveshjes, firmës zvicerane i ndalohet eksportimi në BE

Shpërndaje lajmin

Përfundimi pa rezultat i negociatave për një marrëveshje kornizë me BE-në ka shënuar tashmë viktimat e para në ekonominë zvicerane.

Disa kompani mjekësore nuk ishin më në gjendje të eksportonin në BE, raportohet nga “NZZ am Sonntag” dhe “SonntagsZeitung”. Produktet e tyre të certifikuara në Zvicër, si ventiluesit dhe shiringat, nuk njihen më në BE, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye kompanitë e BE kanë refuzuar mallrat e eksportit zviceran këtë javë nga frika se do të shkelnin rregullat e BE-së.

E prekur nga dështimi i marrëveshjes është kompania MPS-Precimed në Biel/Bienne (Kantoni i Bernës) me 45 punonjës që prodhojnë apratura për shpuarjen e kockave me precizion të lartë dhe makina bluarëse për implantimin e nyjeve artificiale.

Sipas CEO-s së kësaj kompanie, Rudolf Eggen, rreth një e treta e biznesit, ose disa milionë franga, janë “zhdukur” brenda natës. Trupi Zviceran i Çertifikimit SQS kishte supozouar se çertifikatat e tij do do të mbeteshin të vlefshme në BE për një periudhë tranzitore deri në vitin 2024.

Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (Seco) aktualisht po negocion me presion të lartë me Brukselin lidhur me këtë çështje.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *