October 23, 2021

Pas gjithë sukseseve, Loredana i dhuroi vetes super “bishën” luksoze (FOTO LAJM)

Shpërndaje lajmin

Loredana bën blerjen me shumë shifra, i dhuron vetes makinën super luksoze “Cadillac”.

Loredana është një nga nga reperet më të suksesshme të momentit. Sa herë flitet për të vëmendja është maksimale.
Ajo padyshim që është një ndër reperet, arti i së cilës i sjell fitime marramendëse.

Së fundmi, përmes një postimi në Instagram, Loredana tregoi dhuratën që ka bërë vetes dhe është një makinë super-luksoze e markës “Cadillac”. Reperja ka ndarë po ashtu dhe disa foto të tjera, nëpërmjet të cilave tregoi se si duket nga brenda makina, ku shihej e ulur Hana e vogël.

Më herët, ajo ka dhënë një intervistë për revistën gjermane “Grazia” ku ka treguar disa fakte rreth jetës së sajReperja shqiptare ka treguar se ëndrra e saj është që të ketë një familje të madhe dhe dëshiron të ketë 5 fëmijë në të ardhmen. Ajo thotë se gjëja që e bën më shumë të lumtur për momentin është koha që kalon me familjen e saj, praktikisht me Mozzik dhe Hanën. Loredana tregon se stili i saj ka ndryshuar shumë që nga momenti që është bërë nënë dhe se tani i pëlqen shumë të veshë rroba të gjera.

Loredana thotë se 3 ngjarje të rëndësishme në jetë si: lindja e Hanës, vdekja e babait dhe publiikimi i këngës “Sonnenbrille”, e kanë formuar. Ajo shprehet se modeli i saj në jetë është vetvetja dhe askush tjetër. Ajo tregon se pasioni i saj i fshehtë janë takat e larta. Loredana zbulon se ka blerë disa prej tyre, por kurrë nuk i ka veshur, sepse është fanse e madhe e këpucëve të sheshta.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *