Pas humbjes në zgjedhje Gjukanoviq jep dorëheqje nga partia

0
Shpërndaje lajmin

Kryetari i DPS-së së Malit të Zi, Milo Gjukanoviq do të japë dorëheqje nga kjo pozitë. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të partisë do të jetë Danijel Zhivkoviq, tani kryetar i grupit parlamentar të partisë. Gjukanoviq ishte në krye të DPS-së që nga viti 1998, pra për 25 vjet.
Për këtë vendim Gjukanoviq ka njoftuar kolegët e partisë. Gjukanoviq u mund së fundmi në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, raporton rtcg.
Presidenti në largim i Malit të Zi kishte paralajmëruar tërheqjen gjatë kongresit të partisë në vitin 2021, por më pas deklaroi se nuk ishte koha për këtë.
 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *