September 20, 2021

Pas konfliktit në një lokal, qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Korçë

Shpërndaje lajmin

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi mbrëmjen e djeshme është konfliktuar me disa persona në një lokal.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.7 në Korçë, në lokalin e shtetasit A.B. Sipas policisë 39-vjeçari E.H., ndërsa është konfliktuar me klientët e lokalit ka qëlluar në armë zjarri në ajër, por pa shkaktuar dëme në njerëz.

Gjithashtu bëhet me dije se 39-vjeçari, më parë ka qenë i dënuar për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Korçë/Informacion

U konfliktua me klientët e lokalit dhe qëlloi me armë zjarri në ajër, duke prishur qetësinë publike, vihet në pranga 39-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër shëndetit, rendit e sigurisë publike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 39 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për plagosje dhe armëmbajtje pa leje).

Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit me disa klientë në lokalin e shtetasit A. B., në lagjen nr. 7, Korçë, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip pistoletë, pa shkaktuar dëme në njerëz.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *