September 20, 2021

Pas ndarjes “shpërthen” në rrjet, kroatja i kujton sulmuesit kosovar se çfarë ka humbur (FOTO LAJM)

Shpërndaje lajmin

Futbollisti kosovar, Lirim Kastrati, është ndarë nga e dashura kroate, Andela Simaç, teksa kjo situatë e koklavitur, po ndikon edhe në performancën jo të mirë që futbollisti po shfaq së fundmi në fushën e blerë.

Sipas mediave vendase sulmuesi i Kosovës është akuzuar se lidhja me Andelën po e shpërqendron në karrierë, pasi ai e ka humbur vendin e titullarit në ekipin e parë të Dinamos në muajt e fundit.

Përforcimet e zërave në lidhje me ndarjen e çiftit i ka përforcuar edhe vetë Andela, e cila ka publikuar një fotografi të veten në Instagram me një mesazh të koduar “Tento të më harrosh”, që besohet t’i jetë drejtuar 25-vjeçarit kosovar dhe gjithashtu ajo ka mbushur profiling e saj me foto provokuese si për t’i kujtuar Ksstratit se çfarë ka humbur.

Kastrati ka luajtur vetëm një herë titullar në ligën e parë kroate, si dhe nuk ishte në fushë kur Dinamo shkroi historinë duke e eliminuar Totenhamin e Zhoze Murinjos nga Liga e Evropës muajin e kaluar.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *