Pas reshjeve të shiut, rritet mbi 3 metra niveli i ujit në liqenet akumuluese

Share

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se pas reshjeve të vrullshme atmosferike, është rritur niveli i ujit në dy liqenet, mbi 3 metra.

Në njoftim thuhet se, niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 632.10 m, dhe në liqenin e Badocit është 641.60m, raporton arbresh.info

Ky është njoftimi i plotë:

Prishtinë, 14 janar – Pas kërkesave tuaja, ju njoftojmë sërish me gjendjen e liqeneve akumuluese sipërfaqësore Batllava dhe Badoci.

Niveli i ujit në të dy liqenet , pas reshjeve të vrullshme atmosferike në vendin tonë , janë rritë mbi 3 metra.

Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 632.10 m mbi nivelin e detit ose – 2.90 m nën nivelin e kapërderdhjes, derisa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 641.60 ose – 8.25 m nën nivelin e kapërderdhjes./arbresh.info/

Prishtinë, 14 janar – Pas kërkesave tuaja, ju njoftojmë sërish me gjendjen e liqeneve akumuluese sipërfaqësore Batllava…

Posted by Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a on Thursday, January 14, 2021

 


Share

Komente