Pas skadimit të planit transitor të BQK-së, nesër në Bruksel takimi i radhës për dinarin

0
Shpërndaje lajmin

Nesër në Bruksel pritet të mbahet takimi i radhës lidhur me zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës, “Euro” është valuta e vetme për pagesa në Kosovë. Nesër skadon plani 10-pikësh i BQK-së që përjashtonte masat ndëshkuese ndërsa sa i përket takimit të paralajmëruar për të hënën, BE-ja e ka paraqitur si “trenin” e fundit që duhet ta zënë palët për pajtim lidhur me dinarin, transmeton albinfo.ch.
Sipas planit, i cili skadon sot, një nga masat lehtësuese më të rëndësishme është mosaplikimi i gjobave dhe i masave administrative si ndalimi i importimi i valutave të huaja për subjektet që operojnë me para të gatshme në përputhje me Ligjin për Bankën Qendrore dhe ligjet e tjera në fuqi.
Ndryshe, takimi i fundit në Bruksel për çështjen e dinarit është mbajtur më 25 prill, teksa zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, e pati quajtur propozimin e Bashkimit Evropian përpjekje të mirë për të gjetur zgjidhje. Në anën tjetër, Petar Petkoviqi, si përfaqësues i Serbisë në delegacion, sipas Bislimit kishte paraqitur propozime shqetësuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *