Si pasojë e reshjeve të shiut dhe borës, shumë pjesë të vendit janë në gjendje të rënduar për shkak të vërshimeve.
E në ndihmë të qytetarëve kanë dalë edhe zjarrfikësit e Kosovës, shkruan arbresh.info
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, shefi i Stacionit të Zjarrfikësve ‘Prishtina2’, Samed Shkodra ka bërë të ditur për disa nga aktivitetet e ndërmarra nga zjarrfikësit për t’iu ndihmuar qytetarëve.
“09.01.2021, disa nga aktivitetet e Zjarrfikësve të Prishtinës duke ju ndihmuar qytetarëve që janë duke u përballur nga vërshimet e fundit”, ka shkruar Shkodra
Kujtojmë që operacionet e ndërmarra kanë rezultuar që të evakuohen njerëz të cilët kishin mbetur të bllokuar./arbresh.info/
Njoftimi i plotë: