Pasagjerët që vijnë nga Britania në Shqipëri, 14 ditë karantinim

Share

131928125 624499284928835 1076443195164826280 o

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos të mbajë të pandryshuar orën policore si dhe të vijojë të jenë të ndaluara shumica e fluturimeve drejt Britanisë së Madhe, përcjell albinfo.ch.

“Të vazhdojë të mbetet në fuqi ora policore pas orës 22:00. Universitetet të vijojnë të të bëjnë mësim online edhe për dy javë dhe fluturimet me Britaninë e Madhe të mbeten të pezulluara deri më 18 janar”, deklaroi zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Në vëmendje të pasagjerëve që mbërrijnë në Shqipëri nga Anglia

Ju lutemi të gjithë pasagjerëve që mbërrijnë në Tiranë, të respektojnë detyrimin e autokarantinimit për 14 ditë menjëherë sapo të vijnë në Shqipëri, ndryshe do të përballen me penalitete financiare në bazë të aktit normativ te autoriteteve shendetësore shqiptare, thuhet në një njoftim nga Tirana International Airport. /Albinfo.ch


Share

Komente