Pasardhësi i Skënderbeut: Arbëreshët janë dëshmi e gjallë për historinë shqiptare

0
Shpërndaje lajmin

Loris Castriota Skanderbech në një intervistë për emisionin ‘Profil’ të Greta Topjana në Euroneës Albania është shprehur se përfaqëson familjen e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu.
Ai theksoi se jemi një popull i pasur me histori duke theksuar se kjo histori duhet të ruhet me fakte historike.
Mes tjerash ai shtoi se arbëreshët duhet të rrinë bashkë dhe ta ruajnë gjuhën dhe kulturën shqiptare sepse janë një dëshmi e gjallë e ekzistencës për historinë.
“Është e mrekullueshme kur  arbëreshët bashkohen me njëri-tjetrin dhe sidomos me shqiptarët sepse jemi një gjak.  Unë  përfaqësoj familjen e Gjergj Kastriot Skëndërbeut, dhe ajo që ne duhet të tregojmë është se ne jemi një gjak dhe sigurisht gjak shqiptari. Në Itali ne ndahemi vetëm nga deti, por ne arbëreshët duam të jemi pjesë e shqiptarëve. Ne arbëreshët kemi ardhur në të njëjtën kohë në Itali dhe historia jonë është e njëjta. Ne jemi një popull i pasur me histori sepse kemi historinë e Shqipërisë dhe historinë e shqiptarëve në Itali. Shqipëria ka një histori të madhe por ne duhet t’i ruajmë gjërat me fakte historike që ta tregojmë historinë siç është me fakte. Arbëreshët duhet të rrinë bashkë dhe ta ruajnë gjuhën dhe kulturën shqiptare sepse janë një dëshmi e gjallë e ekzistencës për historinë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU: 

Shfaqja ujore “Fou de bassin” e trupës teatrore Ilotopie, me 15-16 Maj tek Liqeni
Gjuha arbëreshe është e vjetër, por shqiptarët na kuptojnë! Flet at Pietro Lanza

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *