Pasi e dëboi, Sllovakia i jep 48 orë diplomatit rus të largohet nga shteti
Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovakisë ka njoftuar se vendi ka dëbuar një diplomat rus dhe ka thirrur ambasadorin e saj për këtë çështje, raporton skynews, përcjell albinfo.ch.
“Arsyeja janë aktivitetet e tij, të cilat ishin në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, të cilat u dokumentuan tërësisht nga autoritetet kompetente të Republikës Sllovake”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Sipas njoftimit, ministria e kishte thirrur ambasadorin rus dhe i kërkoi ambasadës që të kryente aktivitetet e saj në përputhje me Konventën e Vjenës, ndërsa diplomati ka 48 orë kohë që të largohet nga shteti sllovak.
Ministria e Jashtme ruse në lidhje me këtë është shprehur se do të japë “një përgjigje të përshtatshme”.