September 25, 2021

Paskal Milo: Vizita e Merkel theksoi rëndësinë e Procesit të Berlinit

Shpërndaje lajmin

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, i ftuar në emisionin “Radari Informativ”, në ABC ka deklaruar se vizita e kancelares Angela Merkel në Tiranë theksoi rëndësinë e Procesit të Berlinit.

Megjithëse tha se Procesi i Berlinit është zbehur, sipas këndvështrimit të tij, Paskal Milo mendon se qeveria e re e Gjermanisë do ta mbështesë dhe vijojë më tej këtë proces.

“Procesi i Berlinit është zbehur. Unë besoj që qeveria e re në Gjermani. Nuk dihet se kush ende. Qeveria e re mund ta vazhdojë nismën por edhe mund të mos e vazhdojë. Është shpejt të flasim. Përgjithësisht ka një trashëgimi por varet nga partia që vjen në pushtet. Ka mundësi të kemi një ndërrim në Gjermani. Por nuk i dihet. Duhet të presim çfarë do të ndodh në Gjermani.” tha Milo.

Procesi i Berlinit është një iniciativë e udhëhequr nga Gjermania me mandat për ta lehtësuar bashkëpunimin rajonal midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor – Shqipërisë, Bosnjes dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë – për t’u mundësuar atyre që t’i bashkohen BE-së. /abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *