October 21, 2021

Pasuria e Kurtit, 500 euro kursime vetanake dhe 300 mijë euro kredi në emër të bashkëshortes

Shpërndaje lajmin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në deklarimin e pasurisë thotë se ka të kursyera mbi 500 euro, ndërsa si detyrime ai ka 300 mijë euro në emër të bashkëshortes.

Sipas formularit të deklarimit i pari i ekzekutivit tregon se do të paguajë qira për tri vite qira nga 250 euro në muaj.

Kurti deklaron se ka një banesë prej 67 metra katrorë në vlerë prej 400 mijë euro e blerë në emër të bashkëshortes.

Ai thotë se bashkëshortja e tij ka detyrime prej 300 mijë euro në afat për 25 vite, e marr në emër të blerjes së banesës.

  

Në këtë formular, Kurti thotë se nuk posedon veturë.

Për sa i përket parave të gatshme, ai thotë se ka 529.26 euro kursime vetanake, kurse 10 mijë euro janë në emër të bashkëshortes.

Nga të hyrat mujori, Kurti thotë se nga pozita e kryeministrit merr 1,305.49 euro, ndërsa për tre muaj nga paga në Lëvizjen Vetëvendosje ka marr 4,200 euro.

2020
Pasuri: 400 mijë euro në emër të bashkëshortes
Detyrime: 232 mijë euro në emër të bashkëshortes
Veturë: Nuk ka
Para të gatshme: 1,800 euro kursime vetanake dhe 11,400 euro në emër të bashkëshortes
Të hyrat vjetore: 8,700 euro

2021
Pasuri: 400 mijë euro në emër të bashkëshortes
Detyrime: 300 mijë euro në emër të bashkëshortes
Qira: 250 euro në muaj për 3 vite
Veturë: Nuk ka
Para të gatshme: 529.26 euro kursime vetanake dhe 10 mijë euro në emër të bashkëshortes
Të hyrat mujore: 2,705.49 euro dhe 3,915.83 euro në emër të bashkëshortes


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *