Patriarku Bartolomeu: Papa Françesku planifikon të vizitojë Turqinë në vitin 2025

0
Shpërndaje lajmin

Patriarku Ekumenik Bartolomeu njoftoi të enjten se Papa Françesku planifikon të vizitojë Turqinë vitin e ardhshëm me rastin e përvjetorit të Koncilit të Parë të Nikesë, 325 pas Krishtit.
Gjatë shekujve të parë të krishterimit pati një debat intensiv rreth natyrës hyjnore dhe njerëzore të Jezusit dhe Kisha vendosi për këtë çështje në Koncilin e Parë Ekumenik të mbajtur në Nikea, Bitini 17 shekuj më parë.
“Shenjtëria e tij Papa Françesku uron që të festojmë së bashku këtë përvjetor të rëndësishëm”, tha Patriarku Ekumenik Bartolomeu nga Lisbona ku ndodhet për një ngjarje.
Françesku planifikon të vizitojë Patriarkanën Ekumenike në Konstandinopojë dhe më pas të shkojë në Iznik (siç quhet sot), qyteti ku u zhvillua Koncili i Parë i Nikesë. Patriarku Ekumenik tha se një komitet po formohet për të organizuar vizitën dhe Vatikani do të kontaktojë së shpejti qeverinë turke.
Françesku do të jetë 88 vjeç në dhjetor. Udhëtimi jashtë vendit tashmë është i vështirë, duke pasur parasysh gjendjen e tij shëndetësore . Ai përdor një kallam ose karrocë për të lëvizur, sepse ka një problem me gjurin.
Në muajt e fundit ai ka shmangur fjalimet publike dhe ka anuluar disa angazhime të rëndësishme në disa raste, duke përfshirë litaninë e së Premtes së Mirë në mars. Megjithatë, ai planifikon të udhëtojë në Indonezi, Papua Guinenë e Re, Timorin Lindor dhe Singapor në fillim të shtatorit dhe Belgjikë më vonë atë muaj.
LEXONI GJITHASHTU:

Papa: Liria e shtypit është thelbësore, duke sjell të vërtetën ajo punon për paqen
E veja e Navalny: Putini është i paparashikueshëm, mund të përdorë armë bërthamore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *