Paul Pogba tregon dashuri për klubin jo-evropian

0
Shpërndaje lajmin

Paul Pogba kishte një sezon për të harruar pasi rikthimi i tij TE Juventus nuk ka qenë asgjë më pak se një makth.
Ai luajti më pak se 200 minuta futboll, duke kaluar gjithë kohën tjetër duke u rikuperuar nga lëndimet. Dhe ja ku ai është përsëri, duke u përpjekur të futet në formë jashtë sezonit.

Duke u stërvitur vetë gjatë pushimeve, ai u pa i veshur me një fanellë te Flamengo të nënshkruar nga legjenda e Flamengos dhe Brazilit Zico.

Flamengo është historikisht ndër klubet më të mëdha në futbollin brazilian dhe atë të Amerikës së Jugut. /G.D /
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *