PD e paditi në SPAK bashkë me ministrat e PS, reagon Spiropali: Ti Bardh Ziu e Lul Gjumi, do mbeteni pa simpatizantë

Share

Një ditë pasi Partia Demokratike paditi në SPAK zyrtarët e qeverisë ‘Rama’ se kanë përdorur postet e tyre për të bërë fushatë elektorale, ka mbërritur dhe reagimi i parë nga kampi rozë.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në një postim në ‘FaceBook’ , ka reaguar ashpër ndaj Gazment Bardhit dhe Lulzim Bashës, teksa shkruan:

Gazi i Partisë Demokratike na paska denoncuar në SPAK se bëjmë fushatë duke takuar njerëz anembanë Shqipërisë, nga Vermoshi në Konispol, nga Devolli në Divjakë.

O Bardh Ziu, nuk të kemi faj ne që i shtojmë simpatizantët tanë sepse nuk presim të vijnë ata tek ne por vemi ne tek ata, ndërsa ju me në krye Lul Gjumin, duke pritur që të vijnë njerëzit tek ju dhe jo të shkoni ju tek njerëzit, ngrini komitete e komisione spastrimesh autodestruktive për të larguar me çdo kusht dhe me çdo çmim nga radhët tuaja ata që gjumashave si ju s’ju binden, derisa të katandiseni me zero simpatizantë dhe elektorat inekzistent.

Kujtojmë se Partia Demokratike kallëzoi dje në SPAK drejtuesit më të lartë të Partisë Socialiste, duke nisur nga Edi Rama, disa ministra, deputetë, kryebashkiakë dhe drejtorë. Në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, janë 16 persona që kallëzohen se po përdorin funksionin publik për interes elektoral.


Share

Komente