PD i kërkon Ramës të mos bllokojë hetimet për inceneratorët

Shpërndaje lajmin

Partia Demokratike i kërkon Edi Ramës “mos bllokojë kurrësesi kërkesën e prokurorisë për hetimin e njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri”.
Ky reagim vjen nga selia blu pas arrestimeve të sotme me urdhër të SPAK për inceneratorët.
Demokratët nënvizojnë se në këtë aferrë korruptive janë të përfshirë Ëngjëll Agaçi, Arben Ahemtaj, Erion Veliaj dhe Edi Rama.
“Sot, Spak njoftoi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit socialist Alqi Bllako. Partia Demokratike shton se Alqi Bllako, i zhytur kokë e këmbe në këtë aferë, është vetëm nënfishi i Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe padyshim i Edvin Ramës, përgjegjësia direkte e të cilëve në kuadrin e nje grupi të strukturuar kriminal, është tashmë e qartë si drita e diellit”, thuhet në reagimin e PD-së.
 
LEXONI GJITHASHTU:

‘Për inceneratorët duhen arrestuar Rama, Veliaj e Ahmetaj’, thotë Këlliçi
SPAK kërkon arrestimin e deputetit të PS-së
The post PD i kërkon Ramës të mos bllokojë hetimet për inceneratorët first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.