“PD ka humbur shumë nga aleanca me LSI”/ Patozi “i përvishet” Metës: Këneta e partisë së tij po thahet

Share

“PD ka humbur shumë nga aleanca me LSI se ka marrë shumë më tepër ngarkesë ngasa mund të merrte”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i cili tha se aleanca me LSI-në nuk i ka pëlqyer as kur ka qenë pjesë e PD-së.

“Kur isha në PD nuk ndihesha asnjëherë i lumtur që të qeverisnim bashkë me ta. Nuk fajësoj LSI që bën lojën e vet se ata janë forcë politike, ata janë produkt shqiptar, kanë bërë beteja politike dhe kanë mbrojtur interesat e tyre”, u shpreh ai në Vizion Plus.

Patozi ka sulmuar edhe presidentin Ilir Meta, për të cilin tha se po ndjen që këneta e LSI-së ka ardhur duke u tharë.

“Ilir Meta ndjen që këneta e LSI-së ka ardhur duke u tharë. Ai ka indikacionet e veta por ndoshta edhe instiktin e tij prej politikani të vjetër, të stërvitur. Ndjen që edhe kundërshtari po e godet në mënyrë që t’i heqë mbështetjen. Është një lloj reagimi për t’i dhënë zemër të vetve dhe për të bërë maksimumin që dëmtimi i LSI-së në këto zgjedhje të jetë sa më i vogël.

Ky është reagimi i Ilir Metës. Sigurisht që Edi Rama e ka më të lehtë që të futet në plantacionet apo në xhunglën e LSI-së, duke qenë ky njeriu që e kontrollon pushtetin dhe duke pasur parasysh edhe vesin e vjetër të LSI-së që e ka me klering mbështjetjen apo mosmbështetjen politike”, theksoi koordinatori i BD-së./ CNA.al


Share

Komente