PD ngre alarmin: 22 mijë më shumë të punësuar në administratë, dhunim i zgjedhjeve

0
Shpërndaje lajmin

INSTAT publikoi shifrën zyrtare të të punësuarve në administratë, gjë që ka ngjallur reagimin e Partisë Demokratike.
Bëhet fjalë për 22 mijë vende pune që sipas PD-së janë alarm për zgjedhjet vendore.
“Ata që mendojnë se këto janë rroga që shkojnë për familjet shqiptare e kanë gabim. Këto janë bonuse që u jepen patronazhistëve, kujdestarëve grabitqarë të zgjedhjeve vendore dhe kuvendore në shtet-rrangallën elektorale të Ramës,” – thuhej në deklaratën e PD-së.
Sipas Partisë Demokratike, punonjësit e administratës përdoren si ushtri elektorale dhe provë për këtë është fakti se fryrja është sezonale, pra sa herë afrojnë zgjedhjet.
Zëdhënësja Floriana Garo shtoi gjithashtu se në vitin 2021 administrata u fry me 8 mijë vetë, pikërisht se vendi ishte ne sezon elektoral.
“Ky është një alarm i kuq për fatin e zgjedhjeve vendore në prag. Çdo vend pune që shtohet, në nivel qendror apo vendor, nuk është gjë tjetër veçse armatosja e pushtetit të Ramës për të marrë me dhunë zgjedhjet e radhës,” – u shpreh ajo.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Xhafo: Në PD secili luan për veten e tij, që nga Alibeaj deri te Gazment Bardhi
Sa do të ndikojë dreka e demokratëve për bashkimin e PD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *