PD projektrezolutë me 10 pika për zgjidhjen e krizës së çmimeve

Shpërndaje lajmin

Partia Demokratike prezantoi sot në Parlament një projektrezolutë me 10 pika për zgjidhjen e krizës se çmimeve.
Në projektrezolutë përfshihet ulja në 6% të TVSH për mallrat e shportës bazë, pezullimin e menjëhershëm të taksës së qarkullimit në masën 7 lekë për litër për karburantin, dyfishimin e menjëhershëm të ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë dhe rritjen e pagës minimale.
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se kriza ka si shkak koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat, ndërsa ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se qeveria ka marrë masat për ta përballuar.
Në seancë sot mungonte kryeministri Rama i cili ndodhet në Bruksel ku mori pjese në Samitin e NATO-së.
 
LEXONI GJITHASHTU:

PD hedh hapin drejt bashkimit, pritet heqja e dyerve të blinduara në seli
Bushati kërkon heqjen e dyerve të blinduara në PD: Hapi i parë për bashkimin
The post PD projektrezolutë me 10 pika për zgjidhjen e krizës së çmimeve first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.