PD thirrje SPAK: Hetoni institucionet shtetërore për numrat e vdekjeve CoVid, fshehja e tyre është kriminale!

Share

Partia Demokratike i ka kërkuar prokurorisë të hetojë fshehjen e numrave të vdekjeve nga institucionet shtetërore. PD, përmes ish deputetit Bardh Spahia u shpreh se heshtja 48 orëshe e Prokurorisë shton dyshimet se qeveria po bën gjithçka për të manipuluar të vërtetën.

Spahia deklaroi se numri i vdekjeve nga COVID, sipas dokumentacionit që bëri publik z. Basha është shumë më i lartë se ai i bërë publik nga qeveria në komunikatat e përditshme.

“Fshehja e numrit të vdekjeve dhe dhënia e informacioneve të rreme për publikun nga ana e institucioneve shtetërore është kriminale dhe duhet të hetohet”, tha ish deputeti Spahia.

Ai i bëri thirrje SPAK të hetojë përparase të fshihen provat. Demokrati u shpreh se qytetarët presin nga prokuroria të mos heshtë. 

“Është e turpshme përpjekja e Edi Ramës për t’ju shmangur përgjegjësisë për dështimin katastrofik me pandeminë”, përfundoi Spahia.

Postimi i Bardh Spahisë 

PROKURORIA DUHET TE HETOJE FALSIFIKIMIN E NUMRIT TE VIKTIMAVE COVID!

Nga komunikimi me gazetarin Endri Xhafo në ABC për situatën e Covid në vend
Mosdeklarimi real i numrit të viktimave është një cështje serioze që prokuroria duhet ta hetojë. Për falsifikimin e shifrave mbajnë përgjegjësi kryeministri dhe strukturat qeveritare. Prandaj që mbrëmë kur u bë denoncimi, kryetari i PD përsërit thirrjen që prokuroria të nisë pa humbur kohë hetimin, që të mos tjetërsohen provat. Opozita bën denoncimin, bazuar në informacionet e besueshme që i vijnë nga shume burime dhe profesionistë shumë të nderuar dhe i takon institucioneve ligjzbatuese të hetojnë.
Numri real i viktimave mendohet të jetë shumë më i lartë dhe kjo mund të jetë vetëm maja e ajsbergut sepse psh. një tromboemboli pak ditë pasi ke lënë strukturat shëndetësore Covid ka padyshim shkak Coronavirusin. Mungesa e kapaciteteve po sjell lirim të detyruar të shtretërve dhe nxjerrje të pacientëve pa u rekuperuar plotësisht dhe kjo ka kosto. Personat që kanë humbur jetën pak ditë pas daljes nga spitali janë rezultat i daljes me shpejtësi nga strukturat e kujdesit shëndetsor për të liruar vende për pacientët e tjerë në gjendje të rëndë.
Kjo situatë ka vetëm një përgjegjës: Edi Ramën.
Prej ditës së parë ne kemi mbështetur në cdo mënyrë të mundshme personelin shëndetsor, që prej mbi 8 muajsh përvec mbingarkesës për shkak të mungesave në stafe, po vuan deri edhe mungesat bazike të logjistikës e barnave. Ne i kemi përcjellë sistematikisht denoncimet e tyre që vijnë si një apel që shteti të reajojë e të ndalë propagandën.
Nga ana tjetër, vdekshmëria kaq e lartë për shkak të Covid-19 është dështim i strukturave qeveritare, sepse ka keqmenaxhim, mungese të një strategjie dhe plani masash, mungesë protokolli pune e trajtimi e sidomos testim shumë të ulët të popullatës.

Rritja e numrit të testimeve, nevojë që ne e përsërisim sistematikisht, do sillte uljen e infektimeve sepse do sigurohej një pasqyrë reale e situatës së infeksionit në territor dhe do të ndërpritej zinxhiri i transmetimit, sepse njerëzit do të identifikoheshin, do të izoloheshin e do të trajtoheshin në kohë. Kjo ende nuk po bëhet fatkeqësisht dhe rezultati është kostoja është në njerëz.

The post PD thirrje SPAK: Hetoni institucionet shtetërore për numrat e vdekjeve CoVid, fshehja e tyre është kriminale! appeared first on Media .


Share

Komente