PE miraton rezolutën, hetim për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi

Shpërndaje lajmin

Në Parlamentin Evropian (PE) është miratuar një rezolutë për çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi.
Rezoluta vë në dukje ankesat e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës të cilëve iu mohuan të drejtën e votës dhe janë fshirë nga regjistri i gjendjes civile në vendbanimin e tyre.
Parlamenti Evropian thotë në paragrafin 79, se “është thellësisht i shqetësuar për pretendimet dhe studimet që tregojnë se autoritetet serbe po abuzojnë me ligjin për vendbanimin e qytetarëve dhe për pasivizimin të adresave të banimit të shtetasve të etnisë shqiptare që jetojnë në Serbinë jugore në mënyrë sistematike dhe diskriminuese”.
Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, thonë se në vitet e fundit është rritur pasivizimi i adresave të shqiptarëve.
Sipas tyre, pasivizimi i adresave po e ndryshon strukturën etnike të këtyre komunave./Euronews

Leave a Reply

Your email address will not be published.