Pedagogët paralajmërojnë protestë tjetër më 5 tetor, thirrja për Ramën

0
Shpërndaje lajmin

Pedagogët të cilët po zhvillojnë një protestë para Fakultetit të Shkencave të Natyrës, kanë paralajmëruar protestë tjetër më 5 tetor nëse nuk u rriten pagat.
Një nga pedagogët u shpreh se që prej 18 vitesh nuk u janë rritur pagat, ndërsa ka hedhur akuza ndaj qeverisë e cila u ka hequr projektet për shkak të korrupsionit.
“Po reagojmë për pagat më të larta, sepse përmirësojnë cilësinë e jetës. Ka 18 që nuk na rriten pagat. Studenti im në Universitetin në Kosovë që është pedagog merr dy herë rrogë më të lartë se unë. Që 20 vjet jemi përballur me mizerje qeverisje. Qeverisjet për shkak të korrupsionit dhe hajnisë ua hoqën projektet dhe ekspertizat universiteteve dhe ua dhanë militantëve. “- u shpreh pedagogu.
Ai i ka bërë një thirrje dhe Kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit Evis Kushi.
“I bëj thirrje Ramës dhe ministres së Arsimit ta shohin këtë me përparësi sepse i ka të gjitha mundësitë për të rritur pagat”- tha ai.
Ndërkohë është bërë e ditur se në orën 14:00 pedagogët do të zhvillojnë takim me Kushin.
LEXONI GJITHASHTU: 

Sa paguhet një pedagog në Shqipëri dhe Kosovë?
Pedagogu: Sërish protestë më 5 tetor nëse nuk rriten pagat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *