Pedagogu i kriminalistikes: 1 milion kamera, Elbasani problem por Tirana….
Pedagogu Ervin Karamuço është shprehur se janë rreth 1 milion kamera të vendosura nga grupet kriminale në të gjithë Shqipërinë.
I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai tha se në Elbasan ka kamera pa fund ndërkohë në Tiranë ende nuk ka nis kontrolli.
“Ky aksion ka ardhur nga një draft që u është dhënë nga ndërkombëtarët për reformimin e policisë, dhe ka akoma kamera mund të them janë rreth 1 milion kamera. Ka Elbasani pa fund, nuk kanë hyrë ende në kryeqytet”-tha ai ndërsa u diskutua operacioni “Fijet e krimit” që është zhvilluar prej disa ditësh në vendin tonë, ku dhjetëra kamera janë sekuestruar.
LEXONI GJITHASHTU:
Hoxha-Breçanit: Bëre gabim që pamjet e vrasjes së Artan Santos ia dhe policisë
Artan Hoxha: Si e morëm vesh që Jan Prengën e rrëmbyen dhe e vranë