Pedagogu: Nuk kemi autonomi, universiteti kontrollohet nga qeveria
Pedagogu në Universitetin Politeknik të Tiranës, Klodian Dhoska deklaroi se nuk ka autonomi në institucionin arsimor ku jep mësim.
Në në intervistë për Euronews Albania, Dhoska u shpreh se universiteti kontrollohet nga qeevria, pasi 4 nga 7 anëtarët e Bordit të Administrimit, janë zgjedhur nga ekzekutivi.
“Ne nuk jemi autonomi universitare, por jemi autonomi qeveritare. E para, ka të bëjë me Bordin e Administrimit, që nuk kontrollohet nga ne, nuk ka vendimarrje universiteti në lidhje me menaxhimin. E kontrollon pjesa e qeverisë, janë 4 anëtarë që zgjidhen nga qeveria dhe 3 anëtarë që zgjidhen nga universiteti.
Nga këto 4 anëtarë, 1 duhet të zgjidhet nga studentët, por deri më sot nuk është bërë zgjedhja e këtij anëtari nga studentët. Çdo vendimarrje e realizojnë po këta. Edhe për VKM-në për lirinë akademike, aty kanë vendosur dysheme dhe tavan”, theksoi ai.
Kryeministri Edi Rama nga Gjirokastra është shprehur se nuk do të ketë asnjë pakt me pedagogët të cilët prej ditësh kanë dalë në protestë.
Në fjalën e tij, Rama tha se nuk do të ketë asnjë pakt me pedagogët duke shtuar se këto të fundit kanë mundësi që të punojnë dhe në universitetet private.
LEXONI GJITHASHTU
Gjimnazi me detyrim? Pedagogët: Nxënësit deri në 18 vjeç duhet të jenë në shkollë
“Kërkesat jo të arsyeshme”, Bozo: Pedagogët të kërkojnë fonde për kërkim shkencor
Rama u kthehet pedagogëve: Asnjë pakt nuk do të ketë me ju