Pëllumb Pipero: Pandemia COVID-19 mbaron në fund të vitit 2023

0
Shpërndaje lajmin

Mjeku Pëllumb Pipero thotë se fundi i këtij viti apo fillimi i vitit të ardhshë, do të shënojë fundin e pandemisë së COVID-19.
Në një intervistë për Euronews Albania, Pipero nënvizoi se virusi mund të mbetet në qarkullim, por si virus endemik dhe mund të bëhet përditshmëri e punës së mjekësisë.
“Unë besoj që shumë shpejt do të deklarohet mbyllja e pandemisë. Kam menduar që fundi i këtij viti apo fillimi i vitit tjetër, duhet të shënojë mbylljen e pandemisë, edhe pse virusi mund të ngelet në qarkullim, në një formë apo tjetër midis nesh.
Të bëhet përditshmëri e punës së mjekësisë, sikundër kemi edhe mjaft viruse të tjera, si virusi i gripit stinor. Ende nuk mund ta themi me siguri këtë, por ka shumë gjasa që të mbetet si një virus i tillë, jo si një  virus pandemik, por si virus endemik”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU

Nënvarianti i ri COVID po përhapet me shpejtësi, shqetësim te zyrtarët shëndetësorë
Manastirliu: Vaksinim paralel kundër Gripit e Covid-19, aplikohet vaksina kundër HPV
MSH publikon bilancin e Covid-19 për 24-orët e fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *