Pelosi kërkon që Trumpit t`i merret kontrolli mbi armët bërthamore

Share

pelosi 280x280 1

Kryetarja e Dhomës  së Përfaqësesve (Kongresit) Nancy Pelosi është këshilluar me forcat e armatosura të SHBA-së për të parandaluar një “president të paqëndrueshëm” si Trump, të “fillojë sulme ushtarake” ose të urdhërojë një “sulm bërthamor”, shkruan sda duke ju referuar mediave amerikane.

Deputetja demokrate ka deklaruar kështu pas një bisede me Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura, Mark Milley, të realizuar të premten.

Republikani i shkarkuar Donald Trump “është shumë i rrezikshëm dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që kemi në fuqinë tonë për të mbrojtur njerëzit e Amerikës” dhe demokracinë, ka thënë Pelosi.

Trump mbetet president me kompetenca të plota derisa pasardhësi i tij Joe Biden të inaugurohet, më 20 janar, transmeton albinfo.ch. Pavarësisht nga disfata e tij elektorale, ai mbetet edhe në komandën e forcave të armatosura. Pra, shikuar në mënyrë rigoroze, ushtria nuk mund t’i sfidojë hapur urdhrat e tij.

Por personalitete drejtuese si Shefi i Shtabit, i emëruar nga Trump megjithatë mund të vënë në dyshim urdhrat ose të vonojnë ndjeshëm ekzekutimin e tyre.


Share

Komente