Pendarovski: Armata do të mbështesë policinë dhe spitalet

Share

Presidenti Stevo Pendarovski në Facebook shkroi se gjendja e krizës në gjithë shtetin për 30 ditë që erdhi me propozim të Këshillit për Siguri e që e shpalli dje Qeveria, do t’i mundësojë armatës t’i jep mbështetje policisë dhe spitaleve.

Pendarovski tha se sipas Ligjit për menaxhim me kriza, armata do t’i ndihmojë policisë në sigurimin e objekteve strategjike si dhe do të sigurojë magazinet e barnave dhe pajisjet tjera mjekësore.

“Konsideroj se një ndihmë dhe mbështetje e tillë është e nevojshme për autoritetet shëndetësore dhe policinë, të cilët për nëntë muaj luftojnë ditë e natë me pandeminë e COVID-19”, shkruan Pendarovski./Telegrafi/

The post Pendarovski: Armata do të mbështesë policinë dhe spitalet appeared first on Arbresh.info.


Share

Komente