Pensionistja nga Saranda: Blej me kartë në internet, së fundmi mora çaj dobësimi

Shpërndaje lajmin

Pensionistja nga Saranda, Bedrie Ibrahimi thotë se e përdor internetin për blerje apo edhe për shërbime bankare.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Ibrahimi së fundmi, bleu një çaj për dobësim përmes kartës bankare, ku porosinë e kreu online.
“Faktikisht, unë e përdor internetin për blerje, për shërbime bankare, për e-Albania. Edhe për blerje e përdor. Blerja e fundit, faktikisht, kam blerë një çaj dobësimi. Vjen posta te shtëpia dhe ma sjell.
E paguaj me kartën time dhe më vjen në shtëpi. Unë kam punuar në bankë dhe banka më ka dhënë shumë akses për të mësuar këto veprime online. Njëkohësisht, më drejtojnë edhe për pagesat e energjisë elektrike, telefonit. Çdo gjë e bëj online”, theksoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *