Për herë të parë bien çmimet e banesave zvicerane

Shpërndaje lajmin

Ndërsa çmimet e pasurive të paluajtshme të reklamuara mbeten të larta në Zvicër, çmimet e transaksioneve – shuma për të cilën shitësi dhe blerësi kanë rënë dakord – u ulën me 0.2 për qind në tre muajt e fundit.
Kjo prirje paksa rënëse pason rritjet në çmimet e shtëpive dhe apartamenteve për një familje – përkatësisht 5.5 për qind dhe 5.2 për qind – në 12 muajt e fundit, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Këto të dhëna të reja vijnë nga platforma e pasurive të paluajtshme Wüest Partner, me një nga ekspertët e saj, Robert Weinert, që parashikon se çmimet e banesave do të vazhdojnë të ngecin këtë vit, madje në disa raste do të bien më tej.
Ka disa arsye për këtë ndryshim të trendit të ri. Njëra është se normat e interesit janë rritur ndjeshëm në vitin 2022 për shkak të inflacionit, duke i bërë hipotekat shumë të shtrenjta për shumë blerës potencialë, përcjell tutje albinfo.ch.
Kjo rritje shërbeu për të ulur kërkesën për banesa dhe, nga ana tjetër, për të ulur çmimet e pronave gjithashtu.
“Kësaj i shtohet edhe fakti që pasuria private e shumë familjeve ka rënë kohët e fundit,” tha Weinert, duke rezultuar në kërkesë më të ulët për prona.
Nëse kjo prirje do të vazhdojë afatgjatë është e diskutueshme.
Në vitet e kaluara, kërkesa për banesa ka tejkaluar gjithmonë ofertën, pasi ndërtimet kanë qenë të kufizuara për shkak të mungesës së tokës.
Atëherë është e mundur që pas një periudhe stagnimi ose rënieje të çmimeve, tregu i banesave në Zvicër të rikthehet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *