Për herë të parë, Kosova organizon Kampionatin Evropian të Xhudos

0
Shpërndaje lajmin

Më 16 dhjetor të vitit 2023, Kosova për herë të parë do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropian të Xhudos.
“Kampionati Evropian paralajmëron një epokë të re për ne në disa aspekte: për herë të parë në Kosovë do të organizohet një turne ndërkombëtare e xhudos të klasës së përgjithshme…Xhudo ka qenë prej kohësh një sport kombëtar. Ajo që na ka munguar deri më tani është një turne në vendin tonë ku yjet tanë mund të shfaqen para publikut vendas. Është koha ta ndryshojmë këtë.”, është shprehur ndër të tjerash, Agron Kuka, President i Federatës së Xhudos së Kosovës dhe anëtar i bordit të Unionit Evropian të Xhudos, përcjellë albinfo.ch.
Kampionati Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, garë ndërkombëtare më çmimin kryesor €300.000, organizohet nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Federatës Evropiane të Xhudos, përcjellë albinfo.ch.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *