Për herë të parë në botë, mjekët italianë heqin tumorin nga veshka në zemër me robot

Shpërndaje lajmin

Ka zgjatur nëntë orë operacioni për të hequr tumorin që shtrihej nga veshka në zemër dhe është përdorur një robot.

Për herë të parë në botë, në spitalin Niguarda në Milano një ekip urologësh dhe kirurgësh kardiak operuan një pacient 83-vjeçar duke kombinuar përdorimin e robotit kirurgjik dhe një tub special thithës, të futur nga kocka në zemër. Në këtë mënyrë u shmang operacioni klasik, i rrezikshëm për moshën dhe gjendjen e gruas

“Duke pasur parasysh moshën dhe gjendjen e pacientit,  shpjegon Aldo Bocciardi, drejtori i njësisë së Urologjisë ne vendosëm për një procedurë minimale invazive pa prerje të barkut dhe pa hapur kockën e kraharorit. Për ta bërë këtë iu drejtuam robotit kirurgjik.

Pincat e robotit, të futura përmes mikro-prerjeve të barkut, u përdorën gjithashtu për të hequr tumorin që kishte arritur në zemër.

Kjo ishte e mundur, megjithatë, vetëm pasi kirurgët kardiak, me tubin thithës, kishin hequr një pjesë të infiltrimit kardiak, dhe pastaj e shtynin pjesën e mbetur në bark, ku urologët me robot ishin në gjendje ta lidhin atë dhe ta heqin plotësisht.

Në disa qendra të tjera në botë, shpjegon Niguarda, roboti është përdorur për tumoret e veshkave, por kur tumori arrin në zemër nuk është përdorur kurrë një metodë e tillë, pa hapur gjoksin. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *