Për një arsye mjaft domethënëse, këtë ngjyrë duhet ta evitoni në takimin e parë

Shpërndaje lajmin

Për çdo arsye të mundshme (qoftë edhe psikologjike), ngjyra që zgjedh të veshësh në takimin e parë ka tendencë të ndikojë në partnerin e ardhshëm. Jo vetëm sepse sado vite të kalojnë do ta mbajë mend veshjen dhe ngjyrën, por me anë të saj edhe do të krijojë historinë më të rëndësishme të jetës kohë më vonë.

Nga një studim i fundit i bërë mes meshkujve dhe femrave, të dyja gjinitë thonë se ngjyra më e papërshtatshme në takimin e parë është e verdha.

Uau, ne dimë që disa nga gjërat më të mira në jetë kanë ngjyrë të verdhë: veza, DIELLI … çfarëdo.

Megjithatë, mos rreziko asnjëherë për të peshkuar shpirtin e mundshëm binjak vetëm për shkak se ke zgjedhur një ngjyrë në nuancat e së verdhës. Sado e bukur të jetë veshja, ruaje dhe vishe pasi t’i kesh kaluar përshtypjet e para. Dhe ndërkohë, jepi mundësi vetes t’i fitosh zemrën me ngjyrën e kuqe!

Studimet tregojnë se, kur një vajzë vishet me të kuqe konsiderohet më tërheqëse në sytë e meshkujve, madje edhe kur një burrë zgjedh të veshë të kuqen në takimin e parë krijon përshtypjen e një mashkulli të pushtetshëm.

Hmm… Zjarr? Dashuri? Domate? Ndoshta një arsye më shumë është edhe vetëm se e kuqja e mban përshtypjen e parë për një kohë të gjatë. Është ngjyra tipike për një romancë.

Kështu, për takimin e ardhshëm, lëre mënjanë fustanin e shkurtër të zi dhe zgjidh një të kuq të zjarrtë!


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *