Për një javë, në Zvicër u vaksinuan 28,581 persona

Share

E nisur me shumë publicitet, “Java e vaksinimit”, e organizuar nga data 8 deri më 14 nëntor, ka bërë të mundur rritjen e numrit të vaksinimeve me 38 për qind krahasuar me një javë më parë, transmeton albinfo.ch.

Në Zvicër, në tërësi janë administruar 104,689 doza, krahasuar me 76,108 një javë më parë, që sipas të dhënave, del se për një javë 28,581 persona janë vaksinuar.

Megjithatë, situata nuk është e njëjtë mes rajoneve.

Në Appenzell Innerrhoden, e cila ka shkallën më të ulët të vaksinimit në vend, me 54 për qind, 76 persona morën një dozë. Ky mund të duket si një numër i vogël, por është ende tri herë më i lartë se javët e kaluar.

Në zonat më të populluara, megjithatë, numri i vaksinave të administruara është dyfishuar javën e kaluar.

Komento