Për një javë, Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke, sipas Ukrainës

0
Shpërndaje lajmin

Statistikat nga ushtria e Kievit po raportojnë se Rusia ka humbur më shumë se 8,000 ushtarë dhe pothuajse 80 tanke gjatë javës së kaluar.
Sipas raportit, forcat e Moskës humbën 8,030 luftëtarë dhe 79 tanke në shtatë ditët e fundit, transmeton albinfo.ch.
Në anën tjetër vlerësohet se është shumë e vështirë të përcaktohen llogaritjet e sakta të humbjeve të Rusisë dhe Ukrainës, pasi nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Ndërkaq, sipas këtyre raporteve nga Ukraina, viktimat ruse u rritën gjatë betejës për qytetin lindor të Donetskut të Bakhmutit në fillim të vitit 2023 dhe para se Moska të merrte kontrollin e ish bastionit ukrainas Avdiivka në muajin shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *