Për Pashkë, Rusia e Ukraina shkëmbejnë robër lufte

0
Shpërndaje lajmin

Me rastin e Pashkëve Ortodokse, më shumë se 100 robër lufte ukrainas janë liruar si pjesë e një shkëmbimi me Rusinë. Ukraina po feston për herë të dytë Pashkën në luftë, shkruan Zëri i Amerikës.
Andriy Yermak, këshilltar i presidentit të Ukrainës, njoftoi se 130 ushtarë, marinarë, roje kufitare dhe të tjerë të kapur nga Moska ishin duke u kthyer në shtëpi pas një shkëmbimi të madh të të burgosurve me rastin Pashkëve, përcjellë albinfo.ch.
Deri më tani nuk dihet sa ushtarë rusë janë liruar por sipas zyrës së shtypit të Grupit Wagner, mercenarët e së cilit luftojnë për Kremlinin në lindje të Ukrainës, publikoi një video të dielën ku shihen robërit ukrainas të luftës që po i përgatisnin për shkëmbim.
Zoti Yermak tha në një postim në rrjetin Telegram të dielën se mes të liruarve kishte edhe ushtarë që luftuan pranë qytetit Bakhmut, i cili ka qenë për muaj të tërë në qendër të ofensivës së Kremlinit, përcjellë albinfo.ch.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *