Për shkak të krizës së koronës, Swiss do të pushojë 780 veta nga puna

Shpërndaje lajmin

Kompania Ajrore zvicerane “Swiss” po zvogëlon personelin e saj  dhe flotën e aeroplanëve, për shkak të pandemisë globale të koronës, shrkuan srf.ch.

“Swiss” që është, filial i kompanisë së madhe gjermane “Lufthansa” ka njoftuar sot se nga shkurtimet mund të preken deri në 780 punonjës si nga personeli në tokë ashtu dhe nga ai fluturues, transmeton albinfo.ch.

Flota e përbërë nga 90 aeroplanë do të zvogëlohet për 15 për qind krahasuar me vitin 2019, si viti i fundit para krizës së koronës.

Sindikata VPOD që përfaqëson punonjësit e aviacionit, reagon me këtë rast duke thënë se në kuadër të procesit të konsultimit  do të kërkojë që Swiss të rishikojë strategjinë e saj të rrezikshme.

Studimet aktuale, sipas sindikatës në fjalë, parashohin skenarë pozitivë për trafikun ajror, përcjell albinfo.ch. Sipas VPOD, aviacioni, deri në fund të vitit 2021, mund të arrijë një nivel të ngjashëm me atë para krizës.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *