Për takimin Kurti-Vuçiç nuk ka ende një datë, thotë qeveria e Kosovës

Shpërndaje lajmin

Zëdhënësja e qeverisë së Kosovës, Rozafa Kelmendi deklaroi se ende nuk ka një datë konkrete në lidhje me një takim të mundshëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Kelmendi u shpreh se mbeten në pritje të ftesës për takim, por kjo varet nga ndërmjetësuesit e dialogut, raporton KosovaPress.
“Është folur nëpër takime të ndryshme mundësia për takim të kryenegociatorëve dhe pastaj edhe të krerëve shtetërorë, Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë. Mirëpo ende nuk ka ftesa zyrtare. Nëse do të ngjajnë këto takime, ato do të jenë në gjysmën e dytë të korrikut. Kjo varet nga ndërmjetësuesit në Bruksel, z.Borrell dhe z.Lajçak”, u shpreh ajo.
Më herët, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se Kosova dhe Kosova kanë rënë dakord për një takim të një niveli të lartë dhe se disa marrëveshje mes dy vendeve janë gati për t’u nënshkruar.
Lajçak nuk bëri me dije se çfarë përfshijnë këto marrëveshje.
LEXONI GJITHASHTU

Marrëveshjet Serbi-Kosovë gati për t’u nënshkruar, thotë Lajçak
Lajçak: Jemi duke përgatitur një takim mes Vuçiçit dhe Kurtit në korrik

Leave a Reply

Your email address will not be published.