January 18, 2022

Për të larë borxhet? Elon Musk shet 5 miliardë dollarë aksione pas sondazhit

Shpërndaje lajmin

Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk ka shitur rreth 5 miliardë dollarë aksione në prodhuesin e makinave elektrike.

Shitja e aksioneve u parlajmërua nga Musk, i cili disa ditë më parë pyeti pyeti 63 milionë ndjekësit e tij nëse duhet t’i shiste 10% të aksioneve të tij në Tesla.

Aksionet e kompanisë ranë me rreth 16% në dy ditët pasi sondazhi doli në favor të shitjes së aksioneve të tij

Tesla është prodhuesi më i madh i makinave në botë, me një vlerësim në bursë prej më shumë se 1 trilion dollarë.

Dokumentet treguan se shitja e rreth një të pestës së aksioneve ishte bërë në bazë të një plani tregtimi të paracaktuar në shtator, shumë përpara postimeve të Musk në mediat sociale në fundjavë.

Megjithatë, regjistrimet treguan gjithashtu se shitja e pjesës së mbetur të aksioneve nuk ishte planifikuar.

Ky vendim i Musk është komentuar shumë në rrjet, ku ka pasur zëra nga disa investitorë se ai po i shet aksionet për të larë borxhet. Por, se sa është e vërtetë një gjë e tillë nuk dihet me saktësi.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *