December 1, 2021

Përballë të birit në “Love Story”, Robert Aliaj: Ndoshta do përdor edhe shkopin (FOTO LAJM)

Shpërndaje lajmin

Robert Aliaj është njëri ndër opinionistët e “Love Story”, ndërsa i biri, Kristi, njëri ndër protagonistët. 9 vajza do përpiqen t’i fitojnë zemrën dhe në fund ai do të zgjedhë vetëm një.

Gjatë transmetimit të “Love Story”, Roberti tha se ky sezon do jetë më i komplikuar për shkak të Kristit, por megjithatë shtoi se nuk do t’i kursejë kritikat për të.

“Ky edicion i ‘Love Story’ është i komplikuar dhe unë jam i detyruar që mos t’i lejoj Kristit të bëjë gabime. Ndoshta do përdor edhe shkopin. Kristi duhet të tregojë aty përgjegjshmëri, si aset që orienton dhe ndihmon në kuptimin e dhënies sens të jetës në përgjithësi. Ai ka pak prirje narcistike, që e bëjnë interesant, por pozitive. Ai e di që joshja është transgresion dhe do kërkojë t’i orientojë vajzat në një fushë disi të ndaluar… dhe pastaj e di vetë ai”, u shpreh artisti.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *