November 28, 2021

Përballja me Vllazninë, Josa humb yllin e skuadrës

Shpërndaje lajmin

Përballja e fundit që Laçi kishte me Partizanin, i ka kushtuar ‘shtrenjtë’ laçianëve. Për sfidën e radhës që kurbinasit do të zhvillojnë në kampionat në kuadër të javës së dhjetë, do luajnë pa njërin nga lojtarët kryesorë të tyre.

Mirel Josa nuk do ketë të gatshëm, yllin e skuadrës, Regi Lushkjen, i cili në sfidën kundër demave është ndëshkuar me karton të verdhë, duke u pezulluar për duelin kundër Vllaznisë.

Një sfidë delikate me shkodranët që Josa do duhet të gjejë zëvendësuesin ideal të fantazistit, i cili është njëri nga lojtarët më kryesorë të këtij ekipi.

Në “Loro Boriçi” do të jetë një ndeshje ‘nervash’ mes dy skuadrave që kërkojnë të shtrojnë rrugën drejt europës, ku aktualisht Laçi ka 12 pikë në vendin e 5-të, ndërsa Vllaznia, me 1 pikë më shumë e pozicionuar në vendin e 3-të. /f.a/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *