Përdhunuan 31-vjeçarin me probleme mendore, gjykata merr vendim për 2 të arrestuarit

0
Shpërndaje lajmin

Gjykatën e Elbasanit ka caktuar arrest shtëpie për R.Balla dhe arrest me burg pa afat për B. Jolla, që akuzohen për  përdhunimin e një 31-vjeçari me probleme mendore.
B.Jolla ka pranuar pjesërisht ngjarjen. Ai para oficereve të policisë ka deklaruar se e kanë zhveshur 31- vjeçarin.
Ndërkohë për R. Ballën ka kërkuar “arrest me burg me afat”, pasi mbrojtja ka paraqitur alibinë, sipas së cilës personi i dyshuar nuk ka qenë fare i pranishëm në vendin e ngjarjes në kohën kur pretendohet nga akuza.
Denoncimi për përdhunimin e 31-vjeçarit u bë nga e ëma e tij e cila posedon një bar kafe pranë subjektit që dy të akuzuarit punonin si roje.
Herë-herë djali shkonte në vendin e rojës dhe dërgonte kafenë, aty ku mendohet se ka ndodhur edhe akti.
Mjekësia ligjore konfirmon abuzimin seksual ndaj 31-vjeçarit me probleme të shëndetit mendor.
 
LEXONI GJITHASHTU:

U abuzua nga rojet kur u çonte kafetë, si u përdhunua 31-vjeçari në Elbasan
Arrestohen 2 persona në Elbasan, kryen marrëdhënie me të riun me aftësi të kufizuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *