Përdorën parkingun e Ministrisë së Brendshme për biznes të makinave me qira, shkarkohen 6 zyrtarë në Kosovë

0
Shpërndaje lajmin

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se janë shkarkuar gjashtë zyrtarë që dyshohet se e shfrytëzonin parkingun e ministrisë për “rent a car”.
Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se zyrtari i MPB-së, Riza Alshiqi, së bashku me pesë zyrtarë të tjerë sot janë pezulluar nga detyra.
Këtë njoftim Sveçla e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Referuar rastit të keqpërdorimit të detyrës nga zyrtari i Ministrisë së Punëve të Brendshme Riza Alshiqi, për përfitimet e biznesit të tij ‘Rent a car’ në dëm të aseteve shtetërore, përveç inicimit të rastit për hetime në Policinë e Kosovës, i njëjti bashkë me 5 zyrtarë të të njëjtit departament sot janë pezulluar nga detyra”.
“Do të vazhdojmë me përpjekjet tona që të gjithë keqpërdoruesit t’i ballafaqojmë me drejtësi teksa zyrtarët e përkushtuar për punë me profesionalizëm e përkushtim do të jenë në nivelin më të lartë të detyrës e në shërbim të qytetarëve tanë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *