‘Përdoreshin lëndë toksike’, gazetari: 70% e ish-punonjësve të uzinës s’jetojnë më
Gazetari Norel Zaimi tregoi për Euronews Albania se në uzinën e Poliçanit siguria është maksimale pasi brenda saj ka ende një arsenal të madh fishekësh të mbetur nga koha e demontimit të tyre.
Ai tregoi se banorët e Poliçanit e kanë pasur të lidhur jetën me uzinën ku ishin punësuar pjesa dërmuese e tyre, por pasojat për një pjesë të madhe kanë qenë të rënda.
Lëndët toksike që përdoreshin në një sektor të caktuar të kësaj uzine kanë qenë shkaku për një sërë sëmundjesh gjenetisht të transmetueshme që i kanë marrë jetën një numri shumë të madh ish-punonjësish të kësaj uzine.